16 persona kanë ndërruar jetë dhe 258 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID 19 vetëm në 24-orëshin e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Kjo është bërë e ditur në komunikatën e përditshme që publikon Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.
Pak minuta pasi që IKSHPK-ja ka bërë të ditur shifrat ditore lidhur me pandeminë, ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Facebook.
Përmes një postimi, Zemaj ka bërë thirrje për qytetarët që të mbajnë maskën, distancën dhe të paguajnë me kartelë. /GazetaExpress/
Discussion about this post