Në 24 orëve të fundit janë shënuar 205 raste të reja me koronavirus, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka ngarkesë në institucionet shëndetësore, ku nga 301 pacientë që po marrin trajtim mjekësor, 184 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 22 në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Metro.
Deri me tani në institucionet shëndetësore në Kosovë janë duke u trajtuar gjithsej 301 pacientë me koronavirus, ndërsa 184 janë me oksigjenoterapi, e prej tyre 22 janë në gjendje të rëndë.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 janë në QKUK dhe 52 në spitalet e përgjithshme.
Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, dhe 97 pacient kanë vdekur.
Mes tyre, të premten ka ndërruar jetë edhe një 21 vjeçare nënë lehonë, e konfirmuar me koronavirus. Pas lindjes me prerje cezariane, lehona nga komuna e Podujeva njëjta ka vdekur.
Ndërkohë gjatë së premtes, në vend janë shënuar 205 raste të reja pozitive me koronavirus. Bashkë me këto raste, totali i personave të infektuar me virusin Korona në Kosovë ka shkuar në 4512.
Ndërsa, numri i rasteve aktive është 2.259.
Ndërsa mbrëmë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjendja e rënduar e situatës së përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, mund të bëj që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Ai tha se një vendim i tillë merret nga ana e Kuvendit të Kosovës në bazë të vlerësimeve të cilat do të shqyrtohen të dielën nga ana e Komitetit për Menaxhim të COVID-19 si dhe të Këshillit të Sigurisë.
“Tash jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Sonte kam pasur takim me Komitetin për Menaxhimin e COVId-19, kemi biseduar shumë hapur, mund të jetë vendim jo popullor por jam i gatshëm të shkoj në ekstreme për të ruajtur jetën e qytetarëve. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të komitetit për të bërë vlerësimin tjetër të situatës shtesë me informata shtesë që kemi kërkuar dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Të dielën do ta shqyrtojmë sepse vendimin përfundimtar e merr kuvendi por ne do të vlerësojmë nëse duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, tha Hoti mbrëmë në emisionin Rubikon./gazetametro.net
Discussion about this post