Gjatë ditës së djeshme një qytetar kishte parkuar veturën në gjelbërim, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ndërsa sot është gjobitur me 200 euro.
Pas këtij veprimi, kryetari Shpend Ahmeti ka reaguar duke thënë se parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore, shkruan Indeksonline.
Ndërsa tani, përmes një postimi bëri të ditur se personi në fjalë u dënua me 200 euro.
“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Eur”, u shpreh ai.
Discussion about this post