Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka bërë me dije se të shtunën 207 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Evropa.
Rastet pozitive janë nga këto komuna të Kosovës
“Komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Njoftimi i plotë:
32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19!
Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.
Discussion about this post