Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka prearjdhjen nga Mali i Zi, nga Sukobina, nga ka edhe qindra kusherinj të cilët vitetet e fundit kanë ndërruar mbiemrin nga Kurti në Kurtoviç dhe Kutoviq, gjë e cila shihet në regjistrimin e fletëvotimeve të së dielës, shkruan Gazeta Metro.
Kushërinjt e Albin Kurtit në Mal të Zi kanë ndërruar mbiemrin në Kurtoviç dhe Kutoviq. Përmes emrave në Listën zgjedhore në Mal të Zi vërehet se 338 me mbiemrin Kurti, 46 prej tyre e kanë ndërruar mbiemrin në Kurtovic ndërkaq 178 në Kurtoviq.
Ndërsa në listë të votuesve vetëm 114 figurojnë me emrin Kurti ashtu siç e ka edhe i pari i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Kujtojmë, që Kurti ka prejardhjen nga Vladimiri, ose Katërkolla, i cili është një fshat shumë i vogël me vetëm 700 e pak banorë, në jug të Malit të Zi.
Sipas statistikave nga shteti fqinj, 99,6 për qind e popullsisë është deklaruar etnikisht shqiptare, dhe e konsiderojnë shqipen si gjuhë amëtare. 99,5 për qind e njerëzve të mbetur në Vladimir i takojnë besimit islam./gazetametro.net
Discussion about this post