Edhe 96 raste të reja pozitive me koronavirus janë shënuar sot në tërë territorin e Kosovës, ndërkaq më së shumti raste gjatë ditës së sotme janë regjistruar në komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.
Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në njoftimin e tyre të përditshëm, këto 96 raste vijnë nga 16 komuna të Kosovës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Nga ana tjetër, edhe 87 persona të cilët ishin të infektuar deri më sot, janë regjistruar si plotësisht të shëruar, duke çuar në 1 mijë e 394 numrin e të kuruarve. /gazetametro
Discussion about this post