Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Metro.
Abdixhiku, në një konferencë për media tha se takimi me Osmanin i cili i zhvillua sot ishte pozitiv dhe konstruktiv.
‘’Siç keni qenë të informuar pas ftesës nga Osmani ne sot kem mbajtur takim. Kemi diskutuar çështjet me interes për postin e presidentit. Takimi ka qenë i frytshëm,pozitiv dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë për njerëzit që kanë bashkëpunuar për kohë të gjatë”, tha Abdixhiku.
Derisa tha se pret edhe një takim të radhës për të qartësuar idetë dhe rolin që ajo do ketë.
”Kemi diskutuar për platformën që ajo prezenton si presidente. Nuk kemi vërejtje për përmbajtjen e platformës. Poashtu kemi diskutuar pozicionin e saj, do kemi edhe një takim shumë shpejt. Në ndërkohë do iu kthehemi organeve të partisë për të diskutuar. Pas diskutimeve të brendshme do dalim me një përfundim. Sot ka qenë takim pozitiv” përfundoi Abdixhiku./gazetametro.net
Discussion about this post