A do të ketë Thaçi një mandat tjetër për President, në lidhje me këtë ka folur Gashi i LDK-së.
Gjatë qeverisjes së LDK;së, Arben Gashi thotë se “nuk beson” që Hashim Thaçi ta fitojë edhe një mandat tjetër.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se me partnerët e rinj, LDK’ja nuk e ka futur si pjesë të marrëveshjes çështjen e mandatarit.
“Çështja e Presidentit nuk është projektuar në këtë koalicion”, ka thënë Gashi.
Shefi i GP të LDK’së, i pyetur se a pritet që gjatë qeverisjes së LDK’së me partnerë, Presidenti Hashim Thaci ta fitojë edhe një mandat, thotë se nuk e beson këtë.
“Nuk besoj që do të ketë”, tha shkurt Gashi në konferencën për media.
Ai thotë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë diskutuar çështjen e Presidentit, pasi kanë synuar koalicion për dy mandate qeverisje.
Discussion about this post