Punëtorët e sektorit privat as këtë javë nuk i marrin 170 eurot.
Edhe pse rishikimi i Ligjit për ndarje buxhetore është miratuar në lexim të parë, ende nuk është proceduar në komisione parlamentare për lexim të dytë.
Hekuran Murati, kryetar i Komisionit për Financa, tregon se akoma nuk është në rend të ditës shqyrtimi i projektligjit që u miratua në lexim të parë.
Ai tha se në javën tjetër pritet të procedohet projektligji nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
“Besoj që javën tjetër për shkak që duhet kohë më shumë për të shqyrtuar amandamentet”, ka thënë Murati per indeksonline.
Me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve, do të bëhet e mundur që të ekzkutohen pagesat, sipas Pakos Emergjente të hartuar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Discussion about this post