Bajram Gecaj, shef i kabinetit i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, ka reaguar për incidentin në Kuvendin e Kosovës, ku Vetëvendosje po pretendon se deputeti i saj, Gazmend Gjyshinca është sulmuar nga Arben Gashi dhe Kujtim Shala të LDK-së.
Gecaj me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar me këtë ngjarje, duke thënë se LDK nuk “hyn në një thes me VV-në”, shkruan lajmi.net.
Por në të njëjtën kohë, Gecaj ka shkruar se anëtarët e VV-së “i lypin kah të enden” pretendimet që ata i kanë shfaqur.
“A e lypin? Bash kah të enden! A jemi ne që hyjmë në thes me ta? Kurrë!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/
Discussion about this post