• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

A i dërgoi Vetëvendosje “mësit” PDK-së për koalicion? Kjo është përgjigja e Rexhep Selimi!

by Kosova24
12 Qershor, 2020
in Lajme, Politikë
0
A i dërgoi Vetëvendosje “mësit” PDK-së për koalicion? Kjo është përgjigja e Rexhep Selimi!
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

|Vetëm një javë më parë, kryetari i PDK-së Kadri Veseli në Rubikon përballë Adriatik Kelmendit tha se “Lëvizja Vetëvendosje i kishte dërguar mësit për bashkëpunim”.Një deklaratë të tillë, Rexhep Selimi i Vetëvendosjes po në Rubikon e ka cilësuar “gënjeshtër”.“Ne nuk i kemi çuar mësit. Është gënjeshtër. Nuk do të doja t’iu përgjigjesha fare”.

“Nuk është çështje mësitnish kjo dhe raporti mes subjekteve politike, pavarësisht oponencave, nuk duhet të jetë i tillë. Lëvizja Vetëvendosje nuk përfaqëson mendësi të tillë në politikë”.Ai ka thënë se PDK-ja po mundohet ta nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje sikur dëshiron që të bashkëpunojë me ta.“Kemi plot arsye që të mos bashkëpunojmë me ata, për shkak të kaluarës dhe pozicionit të tyre politik. Ne nuk kemi si të bashkëpunojmë me ta për këto dy arsye kryesore dhe të tjera”.

“Edhe sot në Kuvendin e Kosovës e formuluan një fjali sikur ne po kërkojmë paqe. Unë u detyrova t’i them se ‘Kush po të pyet?’ dhe ‘Kush po të kërkon paqe?’. Ne nuk po kërkojmë paqe politike me PDK-në, sepse ne, ashtu si edhe qytetarët e Kosovës, e dimë shumë mirë kush është PDK-ja. PDK-ja, për fat të keq, vazhdon të jetë e njëjta dhe ne jemi të detyruar ta kemi qëndrimin e njëjtë për ta”.Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka thënë se nuk pret një bashkëpunim me PDK-në, ndonëse janë bashkë në opozitë.“Për fat të keq nuk pres bashkëpunim të PDK-së me ne, sepse PDK-ja duket që e ka zgjedhur se me kë do të bashkëpunojë gjatë këtij mandati – që është as mazhorancë dhe as opozitë. Që nga mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti dhe bashkëpunimi në vazhdimësi me qeverinë ilegale nuk na është lënë ta përcaktojmë neve nëse do të bashkëpunojmë ose jo me PDK-në – ndonëse do ta zgjidhnim këtë të dytën sërish – por, vetë PDK-ja është rreshtuar në anën e mbrojtjes de facto të qeverisë së krijuar nga Hashim Thaçi”.

Votat që PDK-ja nuk ia dha Qeverisë Hoti, Selimi i ka cilësuar si kalkulime politike për zgjedhjet e ardhshme.Ndërsa e ka krahasuar pozicionin e PDK-së sot në opozitë me atë që, sipas tij, PSD-ja kishte po ashtu si opozitë në mandatin e kaluar.“PDK-ja kot mundohet ta paraqesë një ngjyrë të tillë që nuk e ka. PDK-ja më duket pak a shumë sikur PSD-ja dikur, kur nominalisht ka qenë opozitë, por sa herë ka pasë nevojë qeveria ka qenë aty”.“Sa ishin në Kuvend nuk e pranonin. Grupi i shkëputur nga Lëvizja Vetëvendosje që iu bashkua PSD-së thoshin po ashtu se ishin opozitë. Ne thoshim që nuk ishin opozitë. Madje, ata nganjëherë sikur e kundërshtonin me një vendosshmëri. Por, e fshehën këtë deri në zgjedhjet që pasuan në vitin 2019 kur u bënë bashkë me ata të cilët kishin oponencë dikur. Një nga arsyet e bashkimit të tyre në koalicionin AAK-PSD-Nisma ishte që ata kishin bashkëpunuar sa ishin në Parlament”.“Te ky pozicion do të vijmë prapë kurdo që të vijnë zgjedhjet. PDK-ja e sotme po duket kopje e PSD-së në mandatin e kaluar që vetëm deklarativisht është opozitë”.Selimi ka deklaruar se “fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje i ka bërë bashkë të gjithë humbësit”.“Do të ketë vijë ndarëse mes fituesve dhe humbësve. Le të përgatitemi që po shkojmë drejt vijës ndarësve të humbësve të zgjedhjeve dhe fituesit të zgjedhjeve, që jemi shumë të bindur që ky raport do të jetë shumë më ndryshe në favor të fuqisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme”.“Këta i kanë tmerr zgjedhjet. Këta janë në panik kur përmenden zgjedhjet. Në rastet e tjera humbësit do të kërkonin zgjedhje, ndërsa fituesi do të mundohej ta ruante fitoren. Është e kundërta”.“Kur fituesi kërkon zgjedhje dhe humbësit bashkë nuk duan zgjedhje tregon për traumën nga zgjedhjet e fundit, por edhe tmerrin që e kanë atë për atë që po i pret – në kuptimin figurativ politik”.

Previous Post

Hoti i “çon selam” Thaçit: S’do lejoj askënd të futet në kompetencat e mija

Next Post

Mërgim Lushtaku: U konfirmua se Kurti u takua fshehtas me zyrtarë të Serbisë!

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.