Zyrtari i lartë i LDK-së njëherësh koordinator për dialog, Skënder Hyseni, ka pritur sot në takim nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, raporton Gazeta Blic.Hyseni ka bërë të ditur se dialogu, Kosovë-Serbi ka qenë fokusi i bisedës së tyre.“Theksuam nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik në Kosovë” shkruan Hyseni në Facebook.
Megjithëse nuk ka patur deklarime rreth mundësisë së hyrjes së PDK-së në koalicion, zërat se kjo parti t’i bashkohet Qeverisë, në muajin shtator, janë shtuar shumë ditët e fundit.
Postimi i plotë:
Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtësore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njofova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve. Theksuam nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik në Kosovë!
S.H.
Discussion about this post