Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se LDK ka vepruar drejtë që nuk është takuar me presidentin e ri të Shqipërisë, i cili nuk ka shkuar në zyrat e tyre, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se partitë si adresë të tyre i kanë selitë dhe ku do t’i zhvillonin takimet po qe se një parti nuk është pjesë e Kuvendit.
“Uroj të jetë një shkarje e protokollit dhe asgjë më tepër”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Partitë politike opozitare adresë të tyre zyrtare i kanë selitë e tyre.
Ato mund të kenë hapësira edhe në kuvend për deputetë apo grupe parlamentare.
Por nëse një parti politike nuk është pjesë e Kuvendit apo nëse lideri i partisë të mos jetë fare deputet? Ku do t’i zhvillonin takimet?
LDK ka vepruar drejtë dhe në këtë rast gabimin duhet kërkuar te presidenti i ri i Shqipërisë.
Uroj të jetë një shkarje e protokollit dhe asgjë më tepër.
Discussion about this post