Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, Heroit të Kombit.
“Bashkë me Ministrin Mustafa dhe Kryetarin Rudari, bëmë homazhe te shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti në Kompleksin Memorial në Orllan”, ka shkruar Veliu në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.
“Duke nderuar dhe respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, ndërtojmë të ardhmen e sigurtë”.
Kjo është dita e dytë e Veliut pas rikthimit në krye të ministrisë së Brendshme dhe Administratës.
Discussion about this post