E shkarkoi Albin Kurti, nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, por nga nesër Agim Veliu pritët të ulët sërish në karrigen e njëjtë, raporton IndeksOnline.
I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti ka konfirmuar se Agim Verliu do të jetë sërish ministër i Punëve të Brendshme.
Veliu ishte edhe “shkaktar” i ngritjes së mocionit të mosbesimit të qeverisë Kurti.
Para se të emërohej ministër në qeverinë Kurti, nënkryetari i LDK-së, ishte kryetar i Komunës së Podujevës.
Discussion about this post