Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se që tani duhet të interesohemi për porositjen e 2 milionë vaksinave kundër koronavirusit, duke alarmuar që nuk duhet të ndodh sikur me teste.
“Në qoftë se jo direkt, atëherë që tani të kërkojmë ndihmën e miqëve”, shkruan Ahmeti, transmeton Gazeta Sinjali.
Postimi i tij i plotë:
Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milion vaksina nga prodhuesit potencial dhe nga prodhuesi Valneva edhe 40 milionë të tjera në qoftë se vaksina tregohet e suksesshme. MB i ka 67 milion banorë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë porositur 100 milion vakcina nga Pfizer për 1.95 miliardë USD, dhe në marrëveshje parashihet që ShBA -të kanë mundësinë të blejnë edhe 500 milion doza të tjera. ShBA kanë 330 milionë banorë.
Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave të para që mund të paraqiten shtator/tetor në mënyrë që të reduktojnë humbjet ekonomike.
Tani, e dijmë që Kosova nuk mund të shtyhet me shtetet e mëdha por që tani duhet të interesohemi për porositjen e 2 milion vaksinave. Në qoftë se jo direkt, atëherë që tani të kërkojmë ndihmën e miqëve. Mos të ndodh sikurse me teste.
Discussion about this post