Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 11 të mbrëmjes së kaluar, në fundjavën e parë të lirisë së qarkullimit pas Koronavirusit.
Dy makina, të tipit “Audi” dhe “Opel Astra” u përplasën në Esine, Valcamonika në Bresciano.
Disa shqiptarë dhe tunizianë po udhëtonin në drejtim të kundërt tek Audi kur u përplasën me makinën me të cilën udhëtonin 20-vjeçarja dhe mikesha e saj 21 vjeç, të cilat gjetën vdekjen.
Ato sapo kishin mbaruar darkë në një piceri dhe po shkonin në jug, ndërsa shqiptarët, të cilët raportohet të jenë të moshave 20-30 vjeç po ktheheshin nga Zvicra pas një jave pune atje.
Dy prej personave që ishin tek “Audi” ndodhen në gjendje të rëndë.
Burimi: Corriere.it | Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania
Discussion about this post