Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident në Broboniq, ku vetura është rrokullisur.
Ky aksident ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, pranë vendit që njihet nga qytetarët si tek “uji i thartë”, shkruan Jepi Zë.
Sipas informacioneve, viktima në njerëz nuk ka, përveç lëndimeve trupore.
Sipas informatave të para, kjo veturë ka qenë duke ikur nga ndjekja e Policës së Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë edhe autoambulanca.
Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë e veturave.
Discussion about this post