Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në fshatin Peran të Podujevës, shkruan Gazeta Blic.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tetë persona.Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 24.06.2020 rreth orës 19:40 në fshatin Peran është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë 3 automjete. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse, të cilat janë duke u marr me rastin. Sipas informacioneve që kemi, si pasojë e aksidentit të lënduar janë tetë persona”, ka thënë Rexhepi.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 53 aksidente trafiku. Prej tyre, 21 kanë rezultuar me persona të lënduar.
Discussion about this post