Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prizren, derisa një shofer me veturën e tij ka goditur një çiklistë derisa ishte duke kaluar rrugën.
Në pamje shihet se vetura vjen me shpejtësi të madhe në rrugën që është e lejuar deri 40 km/h dhe më pas e godet çiklistin i cili po kalonte nga shiriti i djathtë i rrugës në atë të majtë.
Vetura e përplas atë me një forcë të madhe, saqë personi mbetet mbi veturë dhe biçikleta thuajse shkatërrohet e gjitha.
Nuk dihet saktësisht kur ka ndodhur ky aksident, vetëm se në bazë të pamjeve shihet se lëndimi i çiklistit mund të jetë i madh.
Discussion about this post