Një aksion kundër kazinove është duke u zhvilluar në fshatin Karaçevë të Kamenicës, raporton Gazeta Demos
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Ndërkohë, nga Policia e Gjilanit kanë deklaruar për Sinjalin se ka persona të arrestuar.
“Ka të arrestuar, aksioni është në proces. Jemi duke punuar në vend të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai deklaroi se numri i të arrestuarve ende nuk dihet.
Discussion about this post