Edhe gjashtë persona të tjerë në Kosovë e kanë humbur betejën me koronavirusin.
Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, deri tani në vendin tonë kanë vdekur 164 persona, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, në komunikatën e fundit të lëshuar nga ky Institut, ky numër ishte 158.
E vetëm gjatë kësaj periudhe kohore në vendin tonë janë konfirmuar gjithësej 213 raste pozitive me COVID-19. /Lajmi.net/
Discussion about this post