Kreu i VV’së, Albin Kurti, ka qëndruar në Athinë të Greqisë për të marrë pjesë në “Symi Symposium”, ku është diskutuar për përballjen e botës me pandeminë dhe atë se çfarë do të ndodh më pas.
Kurti ka thënë se në fjalimin e tij ka paraqitur vizionin e tij për Ballkanin Perëndimor dhe se ka folur për përballjen katër mujore të qeverisë së tij me pandeminë.
Siç thotë ish-kryeministri, ka qeverisur mirë në disa fronte në të njëjtën kohë.
“Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht”, ka shkruar Kurti.
Discussion about this post