Zëvendëskryeministrja e Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate Albulena Balaj-Halimaj ka dekalruar, se masa e reciprocitetit ndaj Serbisë është vendosur nga partia e saj, në kohën e ministrit të Tregtisë, Endrit Shala.
“Zonja Nagavci dhe shumë deputetë të Vetëvendosjes po e përmendin reciprocitetin dhe po e përmendin vendimin që asnjë produkt nuk mund të hyjë në Kosovë nëse nuk i referohet Kosovës me Republika e Kosovës. Këtë vendim e ka marr z. Shala [Endrit Shala] kur ka qenë ministër.
Pra këtë vendim e ka marrë Nisma”, tha ajo.“Ju e keni marr një vendim mbi një vendim që ka ekzistuar në kohën e z. Endrit Shala”, shtoi ajo duke iu drejtuar deputetëve të LVV-së.
Partitë opozitare po sillen sikur është injoruar nga qeveria,e në fakt nuk është injoruar. Qeveria i ka bërë ftesë opozitës që të jetë pjesë e dialogut”, theksoi ai
Discussion about this post