Analisti kosovar Krenar Gashi ka bërë një status mjaft interesant në profilin e tij në Facebook ku ka krahasuar kritikat që po i jepen kryeministrit Hoti me ato që i jepeshin kryetarit të LDK-së në vitet ’90, z.Ibrahim Rugova.
Hoti nga kritikët e afërt me të gjitha partitë politike në vend po quhet njeri që i mungon oratoria, karizma dhe aftësia për të udhëhequr.
Sipas Krenar Gashit, pikërisht në këtë formë përqeshej Ibrahim Rugova.
“Para tridhjetë vitesh, një pjesë jo e vogël e elitës intelektuale të kohës, që sapo kishin humbur privilegjet, dhe, rredhimisht, ndjesheshin të diskriminuar, e përqeshnin Ibrahim Rugovën, kryesisht për mungesë oratorie, karizme dhe aftësie për të udhëhequr.” – shkruan z.Gashi, përcjell Periskopi.
Rugova më vonë arriti që të bëhej një ndër figurat kryesore të lëvizjes së rezistencës së Kosovës kundër regjimit të Millosheviqit ndërsa pas luftës udhëhoqi LDK-në drejt sukseseve të jashtëzakonshme elektorale deri në vdekjen e tij.
Hoti në anën tjetër vazhdon të jetë një kryeministër që nuk ka një mbështetje aq të madhe popullore në vend.
Discussion about this post