Gazetari Enver Robelli përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, pas reagimit ndaj komenteve të diplomatëve të shquar ndërkombëtar për çështjen e Gjykatës Speciale dhe takimit në Uashington.
“Kur je kryetar partie pa kurajë, atëherë merresh me pensionistë politikë të Europës dhe jo me thelbin e problemit. E kur nuk merresh me thelbin e problemit, atëherë je pjesë e problemit” ka shkruar Robelli.
Shkrimi i plotë:
Kur je kryetar partie, por vitet e fundit i ke kaluar duke u marrë me lojëra lokale dhe intriga brendapartiake për interesa të ngushta, atëherë nuk ke informacion të dorës së parë, kësisoj s’të mbetet gjë tjetër veçse të komentosh mendimet e lobistëve të qeverisë serbe. Kur je kryetar partie, por s’ke arritur të krijosh ekip për qeverisje të mirë, por vetëm një gjysmë-ekip që varet nga votat e mesnatës dhe votat e kontrolluara nga Beogradi, atëherë përfytyrimi i vetëm që ke për zgjidhjen e krizës politike është kapja pas idhujve të rrejshëm politikë, falë të cilëve mbijeton në skenën politike.
Kur je kryetar partie pa kurajë, atëherë merresh me pensionistë politikë të Europës dhe jo me thelbin e problemit. E kur nuk merresh me thelbin e problemit, atëherë je pjesë e problemit. Sepse me intriga çdokush mund të marrë pushtetin, por pastaj as nuk mund ta mbash, as nuk ke kujt ia trashëgon. Çdo mizori e ka një fund. Dhe fundi ka filluar…
Discussion about this post