• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 3 Dhjetor, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova 24 SH.P.K.
No Result
View All Result

Arban Abrashi: Me dështimin e takimit në Washington, Kosova humbi projekte milionëshe

by Kosova24
19 Korrik, 2020
in Lajme, Politikë
0
Arban Abrashi: Me dështimin e takimit në Washington, Kosova humbi projekte milionëshe
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Dështimi i takimit të 27 qershorit në Washington pos mundësisë së zgjidhjes së marrëveshjes me Serbinë, la Kosovën edhe pa pesë projekte të rëndësishme strategjike, raporton Ekonomia Online.Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ndonëse ishte pjesëmarrës në këtë takim, ai kishte udhëtuar vetëm që të paraqesë pjesë projekte shumë të rëndësishme për ekonominë në vend.Abrashi ka folur për këto projekte, teksa ndihet keq që dështoi ky takim, për të cilën thotë se ka marrë përkrahje nga amerikanët dhe nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, që këto projekte të kryhen si bashkëfinancim.

“Udhëtimi i kryeministrit Hoti në Washington ka marrë shumë vëmendje politike dhe është folur për dialog por theksi themelor ka qenë ekonomia. Prandaj edhe unë kam qenë pjesë e ekipit përkundër që kam udhëtuar ndaras. Ideja ka qenë që të takohem atje, ku kam pas të paraqes së paku pesë projekte dhe aty ndihem keq që ky takim në Washington nuk ka ndodhur sepse mendoj se së paku me dy projekte të mira për Kosovën isha kthyer prapa, nuk po them me të pestat por së paku me dy”.Sipas tij dështimi i këtij takimi është dëm i madh për vendin.Ai ka treguar se për cilat projekte bëhet fjalë.

Abrashi thotë se në këto projekte ka pasur për synim që të kërkojë financa dhe kredi të buta, teksa thotë se ka marrë edhe përkrahjen e kryeministrit Hoti.“Në prezantimet që kam pasur ta bëjë në Uashington, kam dashur që ta prezantojë dhe të kërkoj edhe financa, kredi të buta. Kryeministri Hoti më ka dhënë leje që të garantoj dhe të zotohem se Qeveria e Kosovës do t’i jap së paku 200 milionë euro në mënyrë që tjerat t’i marrim si kredi dhe grante për një numër të madh të projekte strategjike për Kosovën”.“E para ka të bëjë me vazhdimin e autostradës nga Truda për në Merdar, që është mendoj projekt i madh strategjik dhe ka një kosto të madhe dhe është vështirë me financa tona ta financojmë. E dyta, Hekurudha, nga Fushë-Kosova deri në Merdar, pastaj që lidhet me Nish e tutje. E treta, në kuadër të ndërtimit të autostradës së Hekurudhës dhe bashkimit të Prishtinës me regjionin, projekte që është pasur të prezantohet ka qenë një stacion multimodal në Prishtinë, një stacion i madh i autobusëve, i trenave, i veturave, i cili kish me akumuduar krejt qarkullimin e madh që kishte me ndodhë përgjatë kësaj autostrade të hekurudhës, e cila merr karakter ndërkombëtarë”.

Ndër projektet që do t’i prezantonte në Washington, Abrashi thotë se një projekt ka të bëjë që një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”, në mënyrë që pjesa nga Fushë-Kosova e deri në Orllat nuk mund ta duroj fluksin e madh të automjeteve kur të ndërtohet autostrada e Dukagjinit.

“Projekti i katër ka qenë që një pjesë e re e autostradës ‘Ibrahim Rugova’ sepse e dini që nga Fushë-Kosova deri në Orllat është rrugë nacionale dhe kur e kishim ndërtuar autostradën deri në Merdar dhe autostradën e Dukagjinit, kjo pjesë e rrugës nacionale nuk kishte mundur të duroj fluksin e madh të veturave sepse është rrugë nacionale”.“Prandaj unë kam propozuar një ndihmesë një autostradë që vazhdon deri në Lipjan por pastaj lidhet në Duhel në mënyrë që të shkarkohet kjo pjesa e mbetur”, u shpreh ai.Projekti i pesë ka të bëjë me sjelljen e gazsjellësit në Kosovë nga Maqedonia.

I pari i MI-së shton se ky projekt do ta ndihmonte shumë ekonominë e Kosovës, e që thotë se amerikanët kanë qenë të interesuar ta përkrahin këtë projekt.Abrashi për EO tregoi se ky projekt ka qenë që një pjesë të kryhet me bashkëfinancim, një pjesë kredi e butë dhe pjesa tjetër si grant,“Projekti i pestë ka qenë infrastruktura e gazit, pra një gazsjellës nga Maqedonia deri në Obiliq, i cili kishte me ndihmuar ekonominë e Kosovës shumë edhe amerikanët kanë qenë shumë të interesuar që ta përkrahin këtë projekt”.“Gjithsesi ky projekt ka qenë një pjesë bashkëfinancim, një pjesë kredi e butë dhe tjetër grant, pra kjo ka qenë formula me të cilën ne jemi përgatitur që të shkojmë në SHBA dhe kryeministri Hoti më ka dhënë garanca të plota që unë të ulëm dhe të shikoj se cilat nga këto marrëveshje mund t’i përfitojmë dhe të shprehemi se jemi të gatshëm që të hyjmë në bashkëfinancim dhe të marrim me kredi”.

“Fatkeqësisht dështimi i udhëtimit në ShBA ka bërë që edhe këto projekte të mbesin në letër, por unë kam pasur biseda përsëri me zyrtarë në ShBA, sepse edhe para shkuarjes kam biseduar me ta dhe kam diskutuar, kështu që edhe tani besoj se do të ketë lëvizje, unë kam diskutuar për ide mbes me shpresë se këto projekte do të realizohen”.Ministri i Infrastrukturës tha se nëse nuk realizohen të gjitha projektet, së paku është optimist se dy prej tyre do të realizohen.

Previous Post

Edhe një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Next Post

Konfirmohen edhe 118 raste të reja me koronavirus

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova 24 SH.P.K.

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kosova 24 SH.P.K.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.