Është konfirmuar arrestimi i tre personave, të cilët dyshohen të kenë kryer sulmin në Gllogjan, që vrau tre persona.
Në një konferencë për media, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, institucionet e drejtësisë dhe ligjit nuk mund të ndajnë më shumë raste.
“Sot e kemi thirrur këtë konferencë për shtyp që të japim informacionin se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditëve në fshatin Gllogjan. Pas ndodhjes së këtij rasti kemi filluar hetimet intensive, së bashku dhe me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore. Pas punës intensive, me vendimin e prokurores së çështjes, janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria e çështjes ka caktuar dhe lëshuar vendimin 48 orë për ndalim, ndërsa është në përgaditje për dorëzimin e kërkesës të gjyqtari i procedurës paraprake për zbatimin apo jepjen e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale. Duke marrë parasysh ndjehsmërinë e rasitt ne në këtë konferencë për shtyp nuk mund të jepim informata të tjera të cilat do ta dëmtonin procesin e hetimeve”, ka thënë Kurmehaj.
Discussion about this post