• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

ATK-ja detyron edhe qytetarët të bëjnë deklaratën tatimore për të ardhurat personale deri më 31 mars

by Kosova24
20 Shkurt, 2022
in Lajme
0
ATK-ja bllokon llogaritë e mbi 1200 bizneseve, mësohet arsyeja
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) nga ky vit ka nis një aktivitet të ri për mbledhjen e tatimeve për buxhetin e shtetit. Edhe qytetarët sikur bizneset, deri më 31 mars do të jenë të detyruar të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale në ATK.

Ky institucion nga ky vit po synon t’i shtojë të hyrat buxhetore për arkën e shtetit përmes shtrirjes së bazës tatimore edhe për qytetarët të cilët realizojnë të ardhura individuale nga aktivitetet e ndryshme.

Në kuadër të ligjit për tatimin në të ardhurat personale, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj bën të ditur se çdo qytetarë që realizon një të ardhur personale, është i detyruar të dorëzojë deklaratën tatimore deri më 31 mars të këtij viti.

Në të kundërtën, ndëshkimet për mosdeklarim janë të njëjta edhe për individin sikur për bizneset.

Murtezaj thotë për KP, se ideja e këtij aktiviteti të ri është që ATK-ja të shtrijë bazën tatimore edhe te qytetarët.

“Ne po e bëjmë publik një aktivitet që ne gjatë këtij viti, por edhe në vitet në vijim do të fokusohemi në drejtim të ndikimit të shmangies tatimore edhe te personat individual, do të thotë tek individi. Në këtë rast ne jemi duke e zhvilluar deklaratën tatimore për individin që është e ngjashme me deklaratën e tatimit në të ardhura personale, duke përcaktuar disa ndryshime që identifikohen me individin. Ideja e gjithë kësaj është që ne të shtrijmë bazën tatimore edhe te qytetarët të cilët realizojnë të ardhura nga aktivitet e ndryshme me burim brenda vendit apo jashtë vendit, por njëkohësisht edhe fitimet kapitale që mund të kenë realizuar në të kaluarën e që do të realizojnë edhe në vijim, atëherë duhet t’i përkujtojmë ata që duhet të paguajnë detyrimet tatimore mbi bazën e fitimeve që ata kanë realizuar”, thekson ai.

Për ta pasur më të qartë qytetarët këtë obligim tatimor, Murtezaj theksoi se nëse një qytetar realizon fitim 10 mijë euro në vit, do të paguan tatim rreth 1 mijë euro. Po ashtu, qytetarët që mund të kenë fitim 100 mijë euro brenda një viti, janë të obliguar të paguajnë tatim rreth 10 mijë euro.

Drejtori Murtezaj thotë se ATK-ja këto veprime po i ndërmerr për të mos pasur shmangie të tatimit te kjo kategori e qytetarëve.

“Pa dallim secili qytetarë i Republikës së Kosovës, i moshës mbi 18 vjeç i cili ka realizuar një të ardhur, është i detyruar që të dorëzoj deklaratën tatimore dhe ajo është në periudhën prej 1 janarit deri më 31 mars. Ne në të kaluarën kemi pasur deklarime individuale, por që në realitet ne si institucion nuk është që kemi bërë verifikime të mjaftueshme. Në bazë të informatave tona, është rezultuar që ka hendek ose shmangie të tatimit te kjo kategori e qytetarëve. Ditë në parë ne kemi njoftuar edhe për fitimet kapitale të cilat realizohen nga letrat me vlerë ose nga kripto valutat. Pra, edhe kjo kategori do të përfshihet në këtë deklaratë tatimore”, thekson ai.

Sipas nenit 7 të ligjit për tatimin në të ardhurat personale, të ardhurat bruto nënkuptojnë të gjitha të ardhurat që janë pranuar vërtet apo në mënyrë konstruktive nga burimet vijuese: Pagat; Qiratë; Përdorimi i pasurisë së paprekshme; Fitimet kapitale që rezultojnë nga shitjet e pasurive kapitale, duke përfshirë pasurinë e tundshme, të patundshme dhe letrat me vlerë; Pensionet e paguara në përputhje me legjislacionin përkatës mbi Pensionet në Kosovë.

Murteza ndër të tjera ka folur edhe për performancën e të hyrave të ATK për muajin janar deri më 18 shkurt, i cili tha se kanë inkasuar rreth 100 milionë euro.

“Edhe në janarin e këtij viti është shënuar një performancë të mirë ku kemi arritur që të tejkalojmë diku rreth 27 përqind më tepër se sa në janarin e vitit 2021. Por me planin e buxhetit kemi tejkaluar për 11 përqind, ndërsa sot kur po flasim prapë kemi mbi 28 përqind apo 97 milionë euro të hyra të mbledhura deri tani”, thotë ai.

Në vitin 2021, ATK ka inkasur tatime rreth 600 milionë euro dhe mbi 200 milionë euro kontribute pensionale.

Previous Post

Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Next Post

Albin Kurti: Qeverisja e mirë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit u pasqyrua edhe në raporte ndërkombëtare

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.