Administrata Tatimore e Kosovës do të monitorojë shërbimet e gastronomisë, hotelerisë dhe këngëtarët.
Kjo për shkak të mos-deklarimit të punëtorëve dhe pagesa cash e tyre; mos-deklarimit apo nën-deklarimit të ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore; mos-lëshimi i kuponëve fiskal; pagesat po ashtu në cash të realizuara në mes të konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme; si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj.
Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi kërkon nga secili tatimpagues nga çfarëdo aktiviteti ekonomik që zhvillon që t’i kryej përgjegjësitë e kërkuar tatimore që kalkulohen sipas legjislacionit tatimor, me qëllimin e vetëm që mos të jenë pre e ndëshkimeve tatimore.
Discussion about this post