Pas një shkrimi të Carl Bildt, ku kërkohet dorëheqja e Presidentit Thaçi, ka pasur reagime të shumta nga personalitete të ndryshme që ju kanë kundërvyer, e ndër ta është edhe avokati i njohur amerikan me origjinë kroate, Luka Misetic, i cili ka thënë se prokurori është ai që duhet të japë dorëheqje për veprimin e kundërligjshëm që ka bërë me publikimin e aktakuzës ende pa u verifikuar, shkruan Gazeta Metro.
Avokati i njohur, Luka Misetic, i cili ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina, i ka reaguar Carl Bildt, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit pas publikimit të propozim aktakuzës.
Misetic i ka thënë Bildt se ai që duhet të japë dorëheqje është prokurori, i cili ka vepruar në mënyrë të paligjshme.
Ai tutje ka theksuar se aktakuza e propozuar ndaj Thaçit nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh.
“Aktakuza e propozuar ndaj Thaçit ende nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh. Carl Bildt shkruan se Thaçi duhet të japë dorëheqjen edhe nëse gjyqtari kundërshton aktakuzën. Por z.Bildt, është prokurori ai që do të duhej të jepte dorëheqjen për mënyrën e paligjshme që ka vepruar. Jo Thaçi.”, ka shkruar avokati i njohur Misetic, në Twitter.
The proposed indictment of Thaci has not yet confirmed it after 64 days.Yet @carlbildt writes that Thaci should resign even if the judge rejects the indictment. But Mr. Bildt, it is the Prosecutor who would have to resign for acting unlawfully. Not Thaci. https://t.co/Q6DUwEQTFl
— Luka Misetic (@MiseticLaw) June 27, 2020
Discussion about this post