• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Avokati i Popullit kërkon dëmshpërblimin e qytetarëve që u arrestuan gjatë epidemisë

by Kosova24
1 Qershor, 2020
in Lajme
0
Avokati i Popullit kërkon dëmshpërblimin e qytetarëve që u arrestuan gjatë epidemisë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se qytetarët e Kosovës të cilët gjatë periudhës së shtrëngimit të masave për parandalimin e pandemisë COVID19, janë ndëshkuar për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, duhet të pezullohen.Madje, Jashari thotë se shteti duhet që këta qytetarë, të cilët u ndaluan dhe u dënuan, t’i dëmshpërblejë.

Sipas tij, gjobitja apo edhe arrestimi i qytetarëve për shkeljen e masave që tha se janë shpallur jokushtetuese është shkelje e të drejtave të njeriut.Në një intervistë për KosovaPress, Jashari deklaron se problematike do jetë mënyra e kompensimit të këtyre qytetarëve.

“Padiskutim që bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut sepse është cilësuar edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe e dyta po iu takon një kompensim sepse bëhet fjalë për veprime të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese që iu takon një lloj kompensimi qytetarëve pavarësisht sa është numri i tyre më duket që kalon 1 mijë e ca individ… patjetër që po nuk mund të kenë efekt të drejtëpërdrejtë në qytetarin, nuk mund të zbatohen si të tilla kjo është mëse evidente.

Mirëpo, problemi se si do kompensohen qytetarët për këto masa që janë shqiptuar ose edhe arrestuar sepse ka pasur edhe raste të arrestimit të qytetarëve siç thash numri është mbi 1 mijë prandaj kjo përbënë shkelje të nenit 5 dhe 6 të Konventës Evropiane dhe si të tilla duhet të kompensohen nga shteti sepse janë shkelje të të drejtave të njeriut”, theksoi ai.

Jashari për KosovaPress njoftoi se tashmë ka nisur një hetim, dhe së shpejti do dilet me një raport që do të përfshijë rekomandimet për autoritetet përkatëse se si do të mundet të trajtohen rastet e qytetarëve të ndëshkuar gjatë muajve të epidemisë.

“Ne kemi hapur hetim sipas detyrës zyrtare në momentin e parë që kemi pasur informacionin se diçka e tillë është duke ndodhur kemi kontaktuar me autoritetet përgjegjëse, në këtë rast Këshillin Prokurorial edhe gjykatat gjithashtu për të marrë informacione se çfarë është duke ndodhur se cilat masat janë duke i përdorur në praktik sepse pati dy vendime të cilat e ndryshuan situatën juridike dhe në fazën e parë kemi pasur një trajtim qe është bërë mbi bazën e Kodit Penal të Kosovës neni 249 dhe neni 250.

Dhe në rastin e dytë këto u trajtuan si vepra kundërvajtëse. Megjithatë Gjykata Kushtetuese nxori vendimin të cilin e shpalli antikushtetues dhe pastaj juridikisht i bie që, as nuk janë vepra penale, as nuk konsiderohen si vepra kundërvajtëse. Në këto rrethana do të duhej autoritetet shtetërore të reagonin në rend të parë gjykatat dhe vetë Këshillat përkatës Gjyqësor dhe Prokurorial dhe të japin udhëzime konkrete gjykatave se si duhet vepruar.

Mirëpo, në mungesë të një veprimi të tillë deri më sot ne jemi në proces të hartimit të një raporti me të cilin supozojmë të dalim me rekomandime konkrete për autoritetet se cila është zgjidhja që duhet ofruar qytetarëve të vendit”, tha ai.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari vlerëson se gjatë pandemisë janë shkelur të drejtat e njeriut me masat që ndërmori qeveria në detyrë, qëllimi i të cilave ishte parandalimi i përhapjes së koronavirusit tek qytetarët.

Në intervistën për KosovaPress, ai thotë se në kohën e pandemisë ka pasur edhe shtim të rasteve të dhunës në familje mbi 30 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Nuk përjashtohen shkeljet e të drejtave të njeriut në situata të tilla, edhe Kosova nuk është përjashtuar nga shkelja e të drejtave. Në radhë të parë ne kemi pasur një reagim ditët e para për mbrojtjen e privatësisë kur media të ndryshme dhe autoritete filluan publikimin e pamjeve, personave dhe të dhënave të tyre e diagnostifikime të ndryshme mjekësore që dolën nëpër media është cenim shumë i rëndë i të drejtës së privatësisë që janë të mbrojtur me ligjin ekzistues dhe janë të ndëshkueshme. Mandej patëm efektin e dytë të pandemisë që i referohet dhunës në familje dhe është më se evidente që ka ndikuar në përshkallëzimin e kësaj situate është rritur numri i rasteve të dhunës në familje në masën mbi 30 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe që gjithashtu ka qenë shqetësuese….. nuk mund të cilësohen si shkelje të mëdha apo të vogla sepse me të drejtat e njeriut nuk mund t’i cilësosh si shkelje të vogla apo të mëdha për secilin individ janë të mëdha sepse cenon një të drejtë të tij”, tha ai.Gjatë periudhës se pandemisë në institucionin e Avokatit të Popullit janë adresuar mbi 100 ankesa, ku sipas udhëheqësit të këtij institucioni, shumica kanë pasur të bëjnë me masat e vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës për mos përhapjen e virusit.“

Gjatë periudhës së pandemisë janë pranuar me tepër se 100 ankesa të cilat janë parashtruar nëpërmjet postës elektronike apo edhe kontakteve të drejta nëpër zyret tona… një pjesë e madhe gjatë kohës se pandemisë janë ushtruar për problemin e funksionimit të sistemit gjyqësor ose ka pasur një pjesë të ankesave që u janë referuar konkurseve të ndryshme nëpër institucionet publike dhe padrejtësitë që ata kanë pretenduar që u janë bërë.

Kurse një pjesë e madhe pothuajse kanë pasur të bëjnë me situatën e pandemisë dhe efektet që kjo ka pasur me ta por edhe karshi institucioneve publike”, shtoi Avokati i Popullit.Lidhur me masat e vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës për parandalimin e COVID19, kujtojmë që në 24 mars presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e përputhshmërisë së vendimit të qeverisë së Kosovës të datës 23 mars që të “ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi më 31 mars të shfuqizojë vendimin e qeverisë së Kosovës i cili hyri në fuqi më 13 prill.

Ndërsa, më pas Ministria e Shëndetësisë ndërmori masa të reja për secilën komunë të vendit. Mirëpo, edhe ndaj këtyre masave pati aneksë në Kushtetuese.

Kësaj radhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbështetur edhe nga deputetë të grupeve tjera parlamentare, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësim të çështjes së kushtetutshmërisë të vendimeve të ministrit Vitia.

Më vonë, Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpallur zonë karantinë territorin e komunës së Prizrenit.

Previous Post

Djali i Fatmir Limajt tregon a do të jetë ministër në qeverinë e Hotit!

Next Post

Rrezikohet Qeveria Hoti: Përçarje e madhe brenda LDK-së

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.