Përplasje në seancën e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të ndodhin mes deputetëve.PDK dhe VV është përfshirë në debatin për Telekomin e Kosovës.Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka adresuar kritika ndaj grupit tjetër opozitar se ka qenë VV që i ka shkaktuar problem Telekomit, me përfitime individuale.
Haxhiu ka akuzuar anëtarë nga kjo parti se kanë përfituar nga Blerim Devolli, për çka ka ngritur reagimin e deputetes së VV-së, Arbërie Nagavci.“Natën bashkëpunoni me oligarkët, prandaj është mirë të tregoni saktë sa përfitoni. Ky proces nuk është ashtu si duket sepse atje i leni punëtorët pa paga e vini vajtoni këtu. Për katër muaj jeni thirrë në emër të profesionistëve, keni shkarku dy borde.
Nëse vërtet dëshironi me ndihmu Telekomin merrni ekspertë, bëni strategjinë. Telekomi nuk falimenton, sipas Kushtetutës, aksionar është Qeveria. Telekomi nuk falimenton, vetëm nëse falimenton Qeveria. Është detyrë e aksionarit të gjejë zgjidhje”.“Kosovës dhe Telekomit rrezikohet edhe nga arbitrazhi. Devolli ka bërë një padi në arbitrazh, për fat të keq është mbajtë në sirtarët e Qeverisë dhe i ka humbur afati ligjor. Z Mobile na paraqitet si investitor i huaj. Kjo duhet të rregullohet. Kuvendi ta votojë komisionin hetimor të Telekomit rishtazi, prej fillimit deri tani, tha Haxhiu.
E, Nagavci kërkoi emrat e personave të VV-së të cilët akuzoi se kanë përfituar individualisht nga kjo çështje.“Z. Haxhiu janë tjerë ata që iu laget fyti. E kanë dëgju z. Grabovcin qytetarët dhe e dijnë kujt i laget fyti. Siç tha ministri, kryeministri dhe ministri u kanë kërkuar të ulen në tavolinë bordit. Shteti duhet të kërkojë ndihmë e jo mëshirë. Në 2012 MD që udheheqej nga Hajredin Kuçi e solli projektligjin për procedurën përmbarimore dhe VV në atë kohë kishte bërë një amandament që të mos bëhej ekzekutimi nga përmbarues privat por publik. Partitë, përfshirë e juaja kanë qenë kundër kësaj dhe u kanë mundësuar përmbaruesit privatë të futen me ndërmarrje publike. Nuk ka përfitues nga VV jo në këtë çështje, por në asnjë çështje korruptive”.
Ndërsa Haxhiu përmendi dy emra, Fisnik Ismailin dhe Albin Kurtin, derisa vuri në pikëpyetje për përmbaruesin privat të përfshirë në çështjen e Telekomit, Ilir Mulhaxha.“Deputeti që ka përfituar 3 milionë e gjysë është Fisnik Ismajli. Deputeti tjetër që ka deklaru se në prezencë, Albin Kurti i ka marrë 10 mijë euro në kafe me Blerim Devollin. Mos na shitni pallavra, folni sa para i keni marrë, sa ka marrë përmbaruesi, folni me shifra. A nuk gjetë Devolli dikë tjetër a, përveç vëllaut të deputetes suaj? Prej gjithë këtyre përmbaruesve, paska pasë besim te ju, sepse ju jeni kontraktuesit e tyre prandaj juve ua ka lagë fytin, jo tjetër kujt”.
Discussion about this post