Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi, ka reaguar pas shantazhit të fundit të Vjosa Osmanit, ndaj kryetares së KQZ, Valdete Dakës.
Kabashi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se Vjosa Osmani, ka kërcënuar drejtuesen e një institucioni të pavarur, puro nga pozicioni i saj politik.
Sipas Kabashit, Osmani po manipulon dhe keqpërdorë pozitën e lartë të shtetit.
Ai më tutje ka theksuar se në këtë formë, shteti nuk ç’kapet.
Postimi i tij i plotë:
Prej nje pozicioni puro politik del e sulmon nje institucion te pavarur, ne emer te mbrojtjes se institucioneve te pavarura. A pernime o ka menon qe eshte presidente a? Jo s’eshte kah menon se nuk eshte aq naive. Po manipulon dhe keqperdor nje pozite te larte te shtetit. Numri dy i nje liste te nje partie politike qe po garon ne zgjedhje, cohet e kercenon nje institucion te pavarur dhe drejtuesen e saj, e cila nuk e perdori as voten e saj per vendimarrje. Keshtu nuk c’kapet shteti. Keshtu kapet shteti edhe me vrazhde se sa ata qe e kane kapur para jush, sa muni me ja nale edhe frymen.
Discussion about this post