Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të ketë bindjen se Vjosa Osmani do të zgjedhet presidente e vendit, ai deklaroi se menjëherë pas zëvendësimit të deputetëve do të thirret seanca për këtë gjë, ndonëse nga partitë opozitare ende nuk është qartësuar se a do të ia bëjnë kuorumin znj.Osmani në kuvend.
Anëtarja e kryesisë së LDK’së znj.Besa Gaxherri tha se partia e saj është opozitë dhe se do të punojë për të krijuar stabilitet politik, shkruan Periskopi.
E pyetur se a do jetë pjesë e kësaj seance LDK’ja, ajo tha se nuk mund të deklarohet, për faktin se ende LDK nuk ka marrur ndonjë qëndrim zyrtar, por siç thotë ajo partia e saj “mundohet dhe kontribuon që mos me kriju kriza kurrfarë për vendin dhe me kriju stabilitet për vendin. Pa marrë parasysh që shumë subjekte politike në këtë rast edhe Vetëvendosja nuk e meriton përkushtimin e LDK andaj ne jemi duke punuar”
“LDK është duke punuar, në radhë të parë jemi deklaruar, edhe po deklarohem që LDK kësaj here është në opozitë, duhet ta mirëkuptoj secili. LDK si subjekt politikë e kemi thënë gjithmonë i veçantë, gjithmonë mundohet dhe kontribuon që mos me kriju kriza kurrfarë për vendin dhe me kriju stabilitet për vendin. Pa marrë parasysh që shumë subjekte politike në këtë rast edhe Vetëvendosja nuk e meriton përkushtimin e LDK andaj ne jemi duke punuar, personalisht nuk mundë të deklarohem për asgjë para se të marrim vendimin e kryesisë së LDK’së. Por kaq mundë të them se sinqerisht po punojmë për të krijuar stabilitet politikë, por kjo nuk varet nga LDK, përgjegjësinë e ka fituesi”, ka thënë znj.Gaxherri për Periskopi
Ndërkaq kujtojmë se sot pritet të zhvillohet takimi në mes të kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmanit.
Discussion about this post