Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, në orët e vona të datës 31 korrik, një ditë para implementimit të vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë.
Bislimi tha se fakti që Hovenier erdhi për takim në Qeveri, e jo që liderët kosovarë të shkojnë tek ai, tregon diçka.
“Tash po thonë se po inskenojmë drama të natës. Nuk është kështu. Ambasadori erdhi tek ne. Nëse doni akuzoni atë”, tha ai në RTK.
“Pushteti i kaluar takimet me ambasadorin amerikan i mbante në Dragodan, ne në Presidencë”, shtoi ai.
Hovenier u takua me zyrtarët e Qeverisë së Ksoovës një natë para implementimit të vendimit për reciprocitet, duke ua përçuar kërkesën që ai vendim të shtyhej për 30 ditë. Me këtë kërkesë u pajtua pala kosovare.
Discussion about this post