Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pas mos-votimit të rezolutës për mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK-së nga ana e Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Ai ka përmendur në disa pika gabimet që i bëri partia e Albin Kurtit.
Sipas Gjoshit, LVV është përgatitur që të jetë kundër këtij teksti në mënyrën më të keqe të mundshme.
“Kaq keq, si deputetët e Albin K. dhe Vetëvendosjes, mund t’i dëgjoni duke folur vetëm në Kuvendin e Serbisë”, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
- A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje?
- A mendojshi që deklaratat e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të rastësishme?
- A mendojshi që Albin K. nuk qëndron prapa tij dhe të gjithë atyre që e njollosin sot vlerën e kombit, UÇK-në e Madhe?
- A mendojshi që Vetëvendosje e ka përnjemend se do ta mbrojë vlerën që bartë Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Kushdo që ka besuar sadopak kështu – i them ta përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës është një <<REZOLUTË PËR UNITETIN POLITIK E QYTETAR NË MBROJTJE TË VLERAVE TË POPULLIT TË KOSOVËS>>.
Por,
Albin K. i paska përgatitur deputetët e tij që të dalin kundër këtij teksti në mënyrën më të keqe të mundshme.
Albin K. dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë as ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.
Kaq keq, si deputetët e Albin K. dhe Vetëvendosjes, mund t’i dëgjoni duke folur vetëm në Kuvendin e Serbisë.
Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj!
#Mashtrues #AntiUçk
Discussion about this post