Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot 181 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre 77 raste u regjistruan në Komunën e Prishtinës.
Kryeqyteti vazhdon të mbetet vendi me më së shumti raste në Kosovë, gjithsej 2 mijë e 134.
Pas Prishtinës renditet Komuna e Vushtrrisë me 466 raste, pastaj Ferizaj me 456 raste. Prizreni renditet e katërta me 432 raste pozitive të konfirmuara deri më tani, pastaj Gjilani me 374 raste gjithsej.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 467 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar gjithsej 32 mijë e 795 persona të dyshuar për COVID-19.
Sot janë shëruar edhe 136 persona duke e rritur numrin total të të shëruarve në 3 mijë e 505.
158 persona e kanë humbur betejën me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post