Filozofi Blerim Latifi ka akuzuar Vetëvendosjen se po mendon për interes partiak dhe jo për interesin e vendit, duke i përmendur dy çështje të rëndësishme të javëve të fundit.
Sot, Vetëvendosje pamundësoi votimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, duke dëmtuar kështu Republikën e Kosovës.
Dhe kjo është kritikuar ashpër nga Latifi. Ky i fundit ka akuzuar partinë e drejtuar nga Kurti edhe për publikimin e një sondazhi së fundi, ku ata dilnin me 46 për qind të votave, përcjell Periskopi.
“Dhe derisa vazhdojnë të pretendojnë se përfaqësojnë moralin në politikën kosovare, në fakt po na dëshmojnë se janë thjesht demagogë, që nuk po ia dalin dot ta frenojnë shprehjen e egoizmit të tyre partiak.” – ka thënë z.Latifi në Facebook-un e tij.
Vetëvendosje nuk ka dhënë ndonjë arsye të qëndrueshme për mos-votimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, ndërkohë që publikimin e sondazhit e kanë arsyetuar me kërkesën qytetare për rrëzimin e Qeeverisë Hoti.
Statusi i plotë:
Në kohën kur vendin e ka mbërthyer pandemia, Vetëvendosje publikon sondazhe mbi preferencat partiake të publikut! Do të thotë: Vetëvendosjes i intereson pushteti, e jo shëndeti i popullatës! Sot në Kuvendin e Kosovës do duhej të votoheshin disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, krejtësisht të karakterit ekonomik, por miratimi i tyre dështoj sepse Vetëvendosje votoj kundër. Do të thotë : Vetëvendosjes më shumë i intereson revanshi partiak, se interesi publik i vendit! Dhe derisa vazhdojnë të pretendojnë se përfaqësojnë moralin në politikën kosovare, në fakt po na dëshmojnë se janë thjesht demagogë, që nuk po ia dalin dot ta frenojnë shprehjen e egoizmit të tyre partiak.
Discussion about this post