Besim Tafarishku, 67 vjeçar nga Gjakova ka ndërruar jetë sot, vetëm 30 minuta pasi u lirua nga spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Tafarishku po trajtohej që nga mbrëmë në repartin e Pulmologjisë në Gjakovë pasi kishte pasur dhimbje në gjoks dhe po dyshohej për virusin COVID-19.
Nipi i tij, Ali Tafarshiku në një bisedë me Gazetën Sinjali ka treguar se ka telefonuar në numrin e emergjencës mbi 20 herë por nuk ka marrë përgjigje derisa është detyruar të shkojë në këmbë për të kërkuar një ambulancë për xhaxhain e tij.
“Axhën e kanë dërguar dje pasdite në spital me ndihmë të shpejtë dhe është hospitalizu me dyshimin për COVID-19 në repartin e Pulmologjisë. Ka ditë që numri i emergjencës në QKMF nuk funksionin edhe është dashur me shku me e thirrë kerrin e ambulancës në këmbë me ardhë me e marrë edhe me e dërgu në spital. Personalisht 22 thirrje i kam bërë në numrin 194 për t’i lajmëru emergjencën, nuk ka funksionu ai numër. Kam thirrur në Polici, as Policia nuk pasur numër për emergjencë”, ka thënë Tafarshiku.
Tutje ai tregon se pasi xhaxhai i tij u hospitalizua në repartin e Pulmologjisë, mjekët kanë udhëzuar që të dërgohet në repartin e Psikologjisë pasi kanë pretenduar se mund të ketë probleme psikike.
Discussion about this post