Po vazhdojnë reagimet e ndryshme pas potimit “AUTOCHTONOUS” të këngëtares shqiptare, Dua Lipa.
Dua e cila ditë më parë publikoj flamurin ku shihen Shqipëria Etnike, së fundi bëri një tjetër reagim në të cilin tha se dëshiron që me krenari të tregoi për prejardhjen e saj dhe këtë duhet ta bëjë secili.
E këngëtares shqiptare i ka reaguar edhe artistja e njohur serbe Svetlana Razhnatoviq, e njohur si “Ceca”.
Ajo ka reaguar ashpër Dua Lipës, në një intervistë për gazetën serbe “Alo”.
E pyetur se çfarë mendon për fjalët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Ceca e quajti Duan injorante dhe vogëlushe.
“Unë nuk do të harxhoj fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, rri rehat!”, u shpreh Ceca./Indeksonline/
Discussion about this post