Rritja e çmimeve të naftës, sidomos në Evropë, është në qendër të diskutimit tash e disa kohë. Rritja e çmimeve erdhi si pasojë e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Rusia ishte furnizuesja kryesore e naftës për Evropë.
Teksa në vendet e Evropës po detyrohen të marrin masa, si heqja e akcizës, për të zbutur çmimet astronomike të naftës, në disa vende arabe, afrikane e amerikano-jugore, çmimet janë “përtokë”.
Irani është vendi që e ka çmimin e naftës më të lirë në botë. Në Iran, një litër naftë kushton 1 cent.
Irani pasohet nga Venezuela, vend në Amerikën e Jugut, që ka çmimin 2 centë, aq sa ka edhe Libia.
Në Siri, çmimi i naftës është 12 centë, ndërsa në Arabinë Saudite është 15 centë.
Algjeria e ka çmimin 18 centë për litër, Angola 29 centë, Egjipti 33 centë, Kuvajti 34 centë, Turkmenistani 35 centë, Bahrejni 39 centë, Azerbajxhani 43 centë, Malajzia 45 centë, Ekuadori 46 centë e Bolivia 50 centë.
Në Rusi, çmimi i naftës është 76 centë.
Discussion about this post