Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë.
Raportohet se një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në afërsi të rrugës Lezhë-Mamurras.
Aksidenti fatal ka ndodhur fare pranë me vendin ku pranë një hoteli u vra një burrë dhe u plagosën dy të tjerë.
Identiteti i të ndjerit nuk është bërë me dije, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, pasi nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.
Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Discussion about this post