Avokati Dastid Pallaska, ka ironizuar me paraqitjen e Vetëvendosjes (VV’së) në emisionin e Jeta Xharrës, duke thënë se ekipi i kësaj partie ishte i përbërë nga 1 lider suprem dhe 9 statistë, shkruan Gazeta Metro.
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me ekipin e tij, Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari, Rozeta Hajdari, sonte ishin të ftuar në një debat televiziv.
Për këtë debat ka reaguar, avokati Dastid Pallaska në Facebook ku ka shkruar së ekipi qeverisës i Vetëvendosjes u përbë nga një lider dhe nëntë statisët.
“Ekipi “qeverisës” i Lëvizjes Vetëvendosje: 1 LIDER SUPREM dhe 9 STATISTË!!!”, ka shkruar ai.
Ndryshe Kurti dhe ekipi i tij prezantuan programin e tyre qeverisë nëse fitojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Discussion about this post