Delegacionet e kryeministrit kosovar Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë kaluar tashmë në pjesë tjera të Shtëpisë së Bardhë. Ata kanë kaluar në “West Wing”, atu ku gjendet ku gjenden zyrat e Presidentit, Donald Trump, raporton Klan Kosova.
Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Nikoqirë të takimit janë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Discussion about this post