Deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka folur për çështjen e pandemisë, Covid-19.
Deputeti thotë se ka ardhurë përfundimin se virusi nuk ekziston.
“Erdha në përfundimin që virusi nuk ekziston pasi po vijmë e nuk po infektohemi”, theksoi ai.
Atij iu tërheq vërejtja nga kryekuvendarja Vjosa Osmani për gjuhën joparlamentare.
Por, duket se Demaliaj megjithatë beson te Covidi-19 pasi tha se gjendja ishte e rëndë dhe se duhej të kishte unitet kundër pandemisë.
Discussion about this post