Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.
Selmanaj brenda 10 ditëve është testuar dy herë, ku në herën e dytë ka dalë pozitiv.“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!
Para pak qasteve më thirren nga Instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë”, ka shkruar Selmanaj.
Discussion about this post