Fitore Pacolli, ka kritikuar mënyrën se si po bëhet testimi i qytetarëve dhe privilegjimi i disa të tjerëve.
Pacolli thotë se disa qytetarë presin disa ditë për ta bërë testin ndërsa disa të tjerë e marrin “express” brenda ditës, duke përmendur këty kryetarin e PDK-së, raporton Gazeta Blic.Postimi i plotë i Pacollit:
Në shtetin tonë të kapur:
- shumë qytetarë presin disa ditë për ta bërë testin;
- vetëm disa arrijnë të bëjnë testin, por duhet të presin 2-3 ditë për rezultatet;
- ndërsa po pate fat dhe qëllon të jesh kryetar i PDKës rezultatin e merr “express” brenda ditës.
Discussion about this post