Afër objektit të Telekomit të Kosovës, aty ku ka nisur ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtinë, një grup i qytetarëve ka protestuar. Situatat u tensionua kur një grup tjetër pro ndërtimit të xhamisë kundërshtonin protestuesit.
Një prej tyre madje ka thënë se është i gatshëm të flijohet për ndërtimin e kësaj xhamie.
“Jam i gatshëm Me u fliju për Zotin për shtëpinë e tij. Terrorin ne nuk e bajmë por ju jeni ata që e nxitni”, u shpreh ai para gazetarëve, shkruan Reporteri.
Ndërkohë dy qytetarë të tjerë kanë debatuar ashpër mes vete, njëri pro e tjetri kundër ndërtimit të xhamisë.
“95 % besimtarë, qohesh i kundërshton. U prish shkolla ma e vjetër në Prishtinë, s’keni protestu. Tash jeni qu folni për stile. Unë kam dal me i kundërshtu kta, që kanë dalë me e kundërshtu xhaminë”, tha një qytetar.
Ndërkohë, kundërshtimet më të mëdha i kishin banorët e lagjes “Dardania” të cilët thanë se kanë nevojë për parqe për fëmijë e shkolla dhe jo për xhami.
Një banore e lagjes Dardania tha se do të mobilizojë të gjithë banorët e tjerë dhe se nuk do të ketë asessi ndërtim të xhamisë.
“Kam me i tubu popullatën nuk ka xhami me u ba”, u shpreh ajo.
Discussion about this post