Doktori Besim Bytyqi i cili punon në spitalin e Covid-it në Ferizaj, ka publikuar në rentgen të mushkërive duke treguar se si koronavirusi i dëmton ato.Ai ka bërë të ditur se rentgeni është i një 30 vjeçari dhe nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.
Me anë të një shkrimi në Facebook, doktori kosovar Besim Bytyqi ka thënë se shumica e njerëzve po e kalojnë koronavirusin me pak simptoma, mirëpo një pjesë e tyre po luftojnë në mes jetës dhe vdekjes.
“Shiqoni një rentgen të mushkërive si është katandisur nga ky virus. Ky rentgen nuk është i një plaku 90 vjeqar, por i një të riu nën moshën 30 vjeqar që më herët nuk ka pasur kurfarë sëmundje shoqëruese” shkruan Bytyqi në Facebook.”Rentgeni i mushkërive të dëmtuar (I publikuar nga Besim Bytyqi).
Mushkëritë në gjendje normale.
Discussion about this post